U aktivizua nga stoli për të vendosur derbin, fantazisti shqiptar: Kishte shije speciale!

0
181

Modena fitoi derbin me Reggianën në Serie B teksa ndeshjen e vendosi goli i Kleis Bozhanajt. Mesfushori me tipare ofensive i Modenës u aktivizua në minutën e 64 kur shifrat ishin fiksuar në 1-1 dhe vetëm pas gjashtë minutash gjeti golin që i dhuroi tre pikët ekipit të tij.

Për Bozhanaj ishte goli i dytë në gjashtë ndeshje me Modenën teksa më parë i kishte shënuar edhe Catanzaros. Pas kësaj ndeshje, 22-vjeçari theksoi se goli në derbi kishte një shije speciale ndërsa zbuloi se kur ishte në stol, e mendoi që mund të aktivizohej dhe ta vendoste ai ndeshjen.

“Kur je në stol dhe ndeshja është në barazim, të shkon në mendje sikur të aktivizohesh ta vendosësh ndeshjen. Ky është goli i dytë pas atij me Catanzaron, edhe aty shënova golin e fitores. Jam me të vërtetë i lumtur, të vendosja derbin ndaj Reggianës më lë një shije speciale. Skuadra është shfaqur shumë mirë dhe ka dëshirë të qëndrojë në pjesën lart të klasifikimit. Tani vjen ndeshja me Comon dhe ne jemi gati”, u shpreh Bozhanaj.

Pas trepikëshit që i dhuroi Bozhanaj, Modena është në vendin e pestë të Serie B me 26 pikë, aktualisht pjesë e zonës Play-Off për t’u ngjitur në Serie A sezonin e ardhshëm./SS

Leave a Reply