Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se e ka të ndaluar të vozisë.
Ai e ka bërë këtë njoftim para mediave të martën teksa po prezantonte para Shtëpisë së Bardhë një Tesla të kuqe të shndritshme të cilën e ka blerë nga këshilltari i tij, Elon Musk.
“Tani, këtu është lajmi i keq, nuk më lejohet të drejtoj veturën sepse nuk kam ngarë veturë për një kohë të gjatë dhe më pëlqen të drejtoj vetura, por do ta kem atë në Shtëpinë e Bardhë dhe do t’ia lë stafin tim ta përdorë. Unë do t’i lejoj njerëzit në vend ta përdorin atë dhe të gjithë janë të emocionuar për këtë. Nuk më lejohet ta përdor. A mund ta besoni?”, është shprehur Trump.
Musk është përballur me goditje politike për rolin e tij si këshilltar i Trumpit, për shkak të rishikimit dhe zvogëlimit të qeverisë federale.
Ndërkohë, Tesla po vuan nga rënia e shitjeve dhe rënia e çmimeve të aksioneve.
Blerja është një shembull i pazakontë se si presidenti republikan po shpreh besnikëri ndaj këshilltarit të tij më të fuqishëm.
Musku vazhdon të drejtojë Tesla-n, platformën e mediave sociale X dhe prodhuesin e raketave SpaceX.