Tre të vdekur në aksidente komunikacioni për 24 orë në Kosovë

0
151
Foto: Ilustrim

Tre persona kanë humbur jetën ditën e shtunë në aksidente trafiku në Kosovë.

Siç ka njoftuar Policia, aksidentet kanë ndodhur në Lipjan, Gjilan dhe Gjakovë, transmeton Telegrafi.

Në raportin e Policisë, po ashtu bëhet e ditur se brenda 24 orëve kanë ndodhur edhe 26 aksidente trafiku me persona të lënduar edhe 36 tjerë vetëm me dëme materiale.

Gjeni më poshtë rastet e ndara sipas raportit

Autostradë, Lipjan (NN) 20.05.2023 – 14:20. Është raportuar për një aksident trafiku mes dy kamionëve, njëri me targa vendore dhe tjetri me targa të shtetit të Shqipërisë me drejtues meshkuj dhe si pasoj përveç dëmeve materiale lëndim vdekje prurës ka pësuar viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

Rr. Qarkore, Gjilan 20.05.2023 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar i cili pasi ka  arritur në QKUK ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje .

Fshaj, Gjakovë 20.05.2023 – 13:10. Raportohet për një aksident trafiku në mes një veture dhe një kamioni me drejtues meshkuj kosovar. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe tre viktima, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës, dhe sipas mjekëve njëri prej tyre, viktima mashkull kosovar ka qenë pa shenja jete. I dyshuari vazhdon trajtimin mjekësor në spitalin e Gjakovës ndërsa dy viktimat tjera pas tretmanit mjekësor lirohen për në shtëpi. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Leave a Reply