Thuajini lamtumirë baktereve në gojë me këtë recetë të thjeshtë!

0
237

Era e keqe e gojës është vërtet një problem i pakëndshëm me të cilin askush nuk dëshiron të ballafaqohet. Për ta penguar këtë dukuri, rëndësi të veçantë ka larja e dhëmbëve dy herë në ditë, shpëlarja e gojës dhe kujdesi që të mos keni asnjë dhëmb të prishur.

Nëse nuk jeni adhurues i blerjes së produkteve dhe ujit për shpëlarje të gojës, ju rekomandojmë zgjidhjen krejtësisht natyrale, e cila do t’i eliminojë të gjitha bakteret nga goja, do të pastrojë dhe do të pengojë shfaqjen e erës së pakëndshme.

Përbërësit janë një gotë ujë të vakët, 2 limona, një lugë e vogël mjaltë dhe gjysmë luge kanellë. Përzijeni kanellën dhe mjaltin, pastaj në atë përzierje shtrydheni lëngun e limonëve dhe shtoni një gotë ujë. Të gjitha këto përzijini dhe me të shpëlani gojën, mbajeni pak në gojë dhe pështyjeni. Rezultati është fantastik!

Shumë bakterie mund të grumbullohen në dhëmbë nëse higjiena orale nuk është adekuate, duke përfshirë edhe shtresën e zezë, e njohur si tartar. Tartari është pllakë dentare e ngurtësuar që mund të formohet në dhëmbët tuaj, si sipër ashtu edhe poshtë vijës së mishrave të dhëmbëve. Gurët e dhëmbëve mund t’i largojë vetëm një dentist gjatë një pastrimi profesional dentar. Tartari përmban kryesisht baktere të vdekura që janë mineralizuar, të përziera me një sasi të vogël të proteinave të mineralizuara nga pështyma juaj.

Mund të jeni të sëmurë dhe të mos e dini fare, por nëse vëreni një erë të çuditshme nga goja, atëherë me organizmin tuaj diçka nuk është në rregull. Trupi prodhon aroma vërtet të përbëra, ndërsa disa prej tyre janë tepër intensive për hundën e njeriut. Kur sëmundja sulmon dhe ndryshon metabolizmin qelizor, në frymënxjerrje, urinë dhe djersë arrijnë shumë substanca kimike, të cilat shpërndahen shumë lehtë. Laboratorët eksperimentalë tentojnë të zbulojnë mënyra për shfrytëzimin e sensorëve të gazrave në diagnostikim.

Leave a Reply