Therje me thikë në Prizren – i riu goditet tri herë, dy të mitur nën 16 vjeç arrestohen

0
279
Foto: Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren, në zonën e njohur si banesat e ish-TMK-së, ku një person është therur me thikë dhe ka përfunduar në gjendje të rëndë shëndetësore, mëson Sinjali.

Sipas informacioneve, viktima është goditur tri herë me thikë, duke pësuar lëndime serioze. Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku i është nënshtruar një operacioni. Gjendja e tij aktuale është jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me këtë rast, Policia ka arrestuar dy të mitur, me inicialet R.S. dhe H.K., të cilët janë nën moshën 16 vjeçare.

Rasti është iniciuar dhe po trajtohet nga organet kompetente, ndërsa hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Gazeta Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here