Temperaturat e larta arrijnë në Kosovë, ky është parashikimi i motit për sot

0
287
Foto: Arkiva

Sot në Kosovë pritet të kemi mot me diell dhe shumë të nxehtë. Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutjeshme duke arritur kulminacionin në orët e mesdites dhe pasdites dhe ajo maksimale parashihet të arrijë deri në 37 ose 38 gradë Celsius. Do të fryjnë erëra të nxehta nga jugperëndimi, ndërsa rekomandohet për kujdes të shtuar veçanërisht në ambientet urbane ku temperatura rritet edhe më shumë nga betonizimi.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore nesër pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat mund të arrijnë deri në 40 gradë Celsius në zonat më të nxehta të rajonit.

Të premten dhe të shtunën parashihet të kemi ulje të lehta të temperaturave, ngase frontet e ftohta megjithatë do të ndjehen pak, por duhet theksuar se nuk do të ketë ndërprerje të valës së fuqishme të nxehtësisë. Pra, vala e nxehtësisë vetëm dobësohet shumë pak dhe nuk ndërpritet. Pasdites së premtes mund të ketë ndonjë zhvillim të ndonjë rrebeshe vetëm në disa rajone të Kosovës, por edhe kjo paksa pikëpyetje.

Nga e diela fuqizim i sërishëm i valës së nxehtësisë.

Leave a Reply