Një debat i ashpër ka shpërthyer sot mes Eglit dhe Valbonës në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, duke arritur kulmin me britma dhe akuza të ndërsjella.
E gjitha nisi kur Valbona e konfrontoi Eglin, duke i thënë se kishte një problem shëndetësor në mitër. Pavarësisht që Egli u shpreh se nuk ishte në dijeni të situatës, Valbona vazhdoi me tone të larta, duke i kujtuar se nuk ishte ajo që nuk donte fëmijë.
Debati eskaloi kur Valbona ngriti zërin dhe akuzoi Eglin se kishte vënë në dyshim dëshirën e saj për të pasur fëmijë. Përgjigja e Eglit ishte e ashpër, duke e akuzuar Valbonën se po e përdorte situatën për ta sulmuar atë.