Ali Shalaj është vetëm 9 vjeçar, por me të drejtë po konsideroet si sensacioni më i ri në shkollën e futbollit në KF “Liria”.
Super talenti prizrenas po i mahnit të gjithë me aftësitë e tij të jashtëzakonshme, e veçmas trajnerin Driton Luli i cili është duke u marrë për së afërmi me Shalën. Trajneri nga Prizreni, Shalën e konsideron një super talent të futbollit, i cili do të jetë e ardhmja e futbollit prizrenas, dhe jo vetëm.
“Me Aliun ka një kohë që jam duke punuar, është i jashtëzakonshëm, është në gjendje të bëjë më shumë se këshillat dhe rekomandimet e mia. Është perfekt në stërvitje dhe në secilën lojë”, ka thënë Luli për 04 Online.
Talenti nga Prizreni hapat e parë në futboll i ka nisur në moshën 4 vjeçare, duke qenë pjesë e shkollës së futbollit në FC “Prizreni”, teksa tani është pjesë e akademisë në KF “Liria”. E duke i parë aftësitë e tij të jashtëzakonshme në futboll, trajneri Luli është duke e aktivizuar me leje speciale të mjekut në grupit e U13 në KF “Liria”.
Shalaj është admirues i futbollistit të Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, derisa vet luan në pozitën e mesfushorit. Ai beson se do të vazhdoj të kontribuoj për klubin nga Prizreni, duke mos përjashtuar edhe KF “Ballkkani” në të ardhmen. E sigurisht, ëndrra e tij është që një ditë të mund të bëhet pjesë e klubit të madh evropian, Barcelonës./04 Online