Sulmi ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi në Prizren, Konjufca i dënon veprimet e protestuesve ndaj tij

0
309

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi gjatë raportimit të tij nga protesta në Prizren.

Konjufca tha se pengimi i punës së gazetarëve apo fyerjet gjatë kryerjes së detyrës janë të papranueshme.

“Si të tilla, i dënoj me bindjen se nuk i shërbejnë aspak synimeve tona si shoqëri”, ka shkruar ai.

Konjufca foli edhe për rolin e medias, ndërsa i bëri thirrje organeve të rendit që të hetojnë rastin.

“Media përbën hapësirën dhe mjetin përmes të cilit fjalët dhe qëndrimet e shprehura publikisht gjejnë mundësinë për shtrirje dhe trajtim më të gjerë të një çështjeje, ndërsa pengimi i gazetarëve është njëkohësisht mbyllje e hapësirës publike dhe tkurrje e vlerave demokratike. Bëj thirrje që organet kompetente ta hetojnë dhe vlerësojnë rastin menjëherë në kuadër të përgjegjësive dhe detyrave të tyre përkatëse”.

Për sulmin ndaj ekipit të Nacionales sot në protestën kundër Dokufestit në Prizren është arrestuar një person. /Express/

Leave a Reply