Suharekë, u arrestua për dhunë ndaj bashkëshortes, burri i vë flakën qelisë

0
211

Një person është arrestuar dje pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Rastin në Polici e denoncoi bashkëshortja e të dyshuarit, e kjo bëri që më pas që i njëjti të arrestohet nga njësitet policore.

Në gjendje të dehur i dyshuari u shoqërua në stacion policor për intervistim, ku atij me vendim të prokurorit iu caktua masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Por ai nuk e la me kaq. Pasi u dërgua në mbajtje, i dyshuari ka shkaktuar zjarr në qendrën e ndalimit, duke i vënë flakën jorganit të tij.

Ndaj tij tashmë janë inicuar dy raste “Dhunë në familje” dhe “Zjarrvënie”, këto me urdhër të prokurorit.

Leave a Reply