A do t’i ndalojë edhe Kosova nga 1 janari 2023 qeset e plastikës?

0
270

Shqipëria prej dje ka ndaluar përdorimin e qeseve të plastike, duke synuar kështu mbrojtjen e ambientit. Një nismë e tillë në shtetin shqiptar ka filluar para rreth dy viteve.

Edhe shteti i Kosovës nga janari i vitit 2023 parashehë zvogëlimin e përdorimit të qeseve të plastikës, por jo siç ka vepruar Shqipëria nga 1 qershori 2022.

“Qeveria e Kosovës është duke e bërë një Ligj që prej 1 janarit të vitit të ardhshëm t’i zvogëlojë qeset një përdorimshme.Qeveria nuk e bënë ndalimin për momentin të qeseve të plastikës, por e bënë zvogëlimin e përdorimit të qeseve një përdorimshne”, thotë për Front Online Kujtim Xhevori, pronar i kompanisë“SCAMPA”, e cila e bënë prodhimin e qeseve të plastikës.

Sipas Xhevorit, po të ndaloheshin qeset e plastikës si në Shqipëri, kompania e tij do të kishte shumë vështirësi.

“Në Kosovë janë 15- 20 prodhues të qeseve të plastikës. Nëse bëhet ndalimi i prodhimit ad-hock kompania jonë do të ketë shumëvështirësi, pasi që ne ende nuk jemi të përgatitur për një vendim të tillë. Mos të themi që do të bankrotojmë, por do të kemi vështirësi të funksionimit si kompani, pasi që kemi kredi”, u shpreh Xhevori për Front Online, duke shtuar se kompania e tij është duke punuar që të investojnë në makineri për prodhimin e qeseve bioplastike nga misri e patatja.

E për ndryshimin e Ligjit që e ndalon përdorimin e qeseve të plastikës edhe në Kosovë për FrontOnline ka folur edhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, Fitore Pacolli.

“Po jemi të informuar për vendimin e Shqipërisë. Edhe ne po punojmë në këtë drejtim. Tani veçse janë bërë disa hapa në këtë drejtim. Ministria bashkë me Komisionin po punojnë në ketë drejtim”, tha ajo.

Leave a Reply