“Oxhaku i Hakmarrjes”, seriali shqiptar që rikthen në ekran historitë e dhimbshme të viteve ’80-ta

0
73

Një histori shqiptare e rrënjosur në traditë, zakone dhe ngjarje që kanë lënë gjurmë në jetën e shumë familjeve vjen përmes serialit “Oxhaku i Hakmarrjes”.

Me ngjarjet që zhvillohen në Mushtisht të Suharekës, seriali rikthen atmosferën e viteve ’80-ta, duke sjellë në ekran një periudhë të rëndësishme të jetës shoqërore shqiptare, kur traditat, normat zakonore dhe marrëdhëniet familjare kishin ndikim të madh në jetën e përditshme, shkruan 04 Online.

Përmes personazheve dhe historive të tyre, “Oxhaku i Hakmarrjes” synon të sjellë para publikut një rrëfim për familjen, zakonet dhe plagët e së kaluarës, duke prekur tema që vazhdojnë të kenë jehonë edhe sot.

I vendosur në një mjedis tradicional shqiptar, seriali i kushton vëmendje edhe trashëgimisë kulturore, mënyrës së jetesës dhe sfidave me të cilat përballeshin familjet në atë kohë.

“Oxhaku i Hakmarrjes” vjen kështu si një rrëfim që ndërthur elementet e dramës me traditat shqiptare, duke rikthyer në vëmendje histori dhe përvoja që kanë shënuar jetën e shumë njerëzve./04 Online/