Komisioni për Shëndetësi ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Projektligji mori gjashtë vota për, tri abstenime dhe asnjë votë kundër.
Anëtari i komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Sylejman Meholli, tha se ndryshimet buxhetore përfshijnë 102 milionë euro shtesë, të cilat lidhen me pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publik.
Sipas tij, këto mjete janë ndarë në kodin buxhetor 28900 dhe do të ndikojnë edhe në sektorin e shëndetësisë.















































