Suharekë: Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje, narkotikë dhe fajde

0
121
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion më 16 prill në Suharekë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, ku është kontrolluar shtëpia, një banesë me qira dhe automjeti i një të dyshuari, raporton 04 Online.

Gjatë kontrollit janë konfiskuar: dy pistoleta, një armë automatike me mbi 80 fishekë, marihuanë në sasi prej 1 kg e 57 gramësh, një automjet, peshore elektronike, grinderë dhe telefona.

I dyshuari kosovar është arrestuar dhe po hetohet për armëmbajtje pa leje, posedim të narkotikëve dhe fajde. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

“Suharekë / 31.12.20024 – NN.  Me 16.04.2025 DHKR me DHTN në bashkëveprim me Prokurorin Themelore Prizren kanë kontrolluar shtëpinë–objektet përcjellëse, automjetin dhe një banesë me qira e të dyshuarit  mashkull kosovar, me ç’rast si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: dy pistoleta, dy karikator me 9 copë fishekë, një armë automatike  me 81 copë fishekë,  një automjet, 1 kg e 57 gram narkotikë të llojit marihuanë, një peshore elektronike, dy grinder, dhe dy telefona mobil. Është arrestuar i dyshuari,  i cili poashtu është  i dyshuar edhe për veprën penale fajde dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here