Një stjuardese e kompanisë ajrore “Southwest Airlines” ka thyer unazën e shpinës kur një aeroplan i kësaj kompanie bëri një ulje më të fortë se që duhet në aeroportin “John Ëayne” të Kalifornisë.
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit tha se stjuardesa mendoi fillimisht se avioni ishte rrëzuar, për shkak të dhimbjeve të mëdha që kishte dhe forcës së përfshirë në ulje të aeroplanit.
“Ajo tregoi se avioni goditi tokën me një forcë të tillë sa mendoi se avioni ishte rrëzuar,” tha Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit në një raport të botuar më 5 gusht, shkruan Washingtonpost, transmeton Klankosova.tv
Sipas mjekëve, ajo nuk mund të lëvizte fare fillimisht, pasi kishte dhimbje të madhe në qafë e shpinë, teksa aeroplani synonte uljen në një pistë të shkurtër në Santa Ana.
Sipas hetuesve të “Southwest”, askush tjetër nuk u lëndua dhe avioni vazhdoi destinacionin e tij të ardhshëm.