Statovci: Nuk pajtohem me mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit

0
601

Deputetja nga Lista Guxo, Jeta Statovci ka thënë se nuk pajtohet me mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit për muajin shtator.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se si partnerë në qeverisje me VV-në i bashkon vizioni i njëjtë që kanë.

Statovci ka shtuar se deri më tani bashkërisht kanë arritur shumë suksese me të cilat pajtohet lehtësisht cilido individ e madje edhe partnerët ndërkombëtarë, duke theksuar se shumë punë i presin së bashku deri në realizimin e plotë të synimeve të tyre.

“Sa i përket grevës së sindikalistëve, më vjen mirë që më në fund nxënësit i jane kthyer bankave shkollore. Por, nuk mund të pajtohem me mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit për muajin shtator. Pavarësisht se a ishin të drejta kërkesat e tyre dhe bllokada që ata krijuan, atyre duhet t’u ekzekutohet paga, sidomos kur jemi në një situatë ku shumë familje përballen me rritje të çmimeve dhe po i afrohemi dimrit të ashpër”, ka shkruar ajo./Koha

Leave a Reply