Sot shënohet 1 Maji, dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, një datë që i kushtohet nderimit të kontributit dhe të drejtave të punëtorëve në mbarë botën.
Kjo ditë rikujton përpjekjet historike të lëvizjeve punëtore për kushte më të mira pune, paga të drejta dhe mbrojtje sociale.
Në shumë vende, 1 Maji shënohet me aktivitete të ndryshme, protesta dhe tubime, ku kërkohet përmirësimi i të drejtave të punëtorëve.















































