Sot fillon Shkolla Verore Ndërkombëtare në Prizren

0
159

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren për herë të dytë organizon dhe realizon Shkollën Verore Ndërkombëtare në Prizren (SHVNP 2023).

Organizimi është duke u bërë në bashkëpunim me Dokufest i cili bashkëpunim ka treguar një sinergji dhe një rezultat të jashtëzakonshëm. Në kuadër të SHVNP planifikohen të realizohen 6 module nga 6 njesitë akademike ku do marrin pjesë një numër i madh i studentëve, vendor dhe ndërkombëtar nga vendet më të ndryshme të botës.

Modulet e parapara për këtë vit përmbajnë tema aktuale dhe shumë atraktive, më konkretisht: Të dhënave për inteligjencën e biznesit: një perspektivë koduese dhe jokoduese, Financat ndërkombëtare: Sfidat dhe mundësitë e Blockchain, Ligji ndërkombëtar dhe përdorimi i forcës: zhvillimet e fundit, Eksplorimi i identiteteve gjuhësore dhe kulturore përmes filmave, Matja e qëndrueshmërisë dhe elasticitetit të sistemeve agro-ushqimore, Diskursi dhe Shoqëria: rimendimi i kuadrit të analizës kritike të ligjërimit.

Në thirrjen e hapur nga Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren kanë aplikuar gjithsej 336 student nga 45 vende të ndryshme të botës si Poloni, Hungari, Turki, Itali, Gjermani, Greqi, Angli, Austri, Francë, Belgjik dhe poashtu vende nga kontinente tjera si Argjentinë, Rusi, Indi, Australi, Kinë dhe SHBA. Këshilli Organizativ ka analizuar gjitha aplikimet dhe ka pranuar 200 studentë, ashtu siç janë edhe planifikuar.

Përveç pjesës kurrikulare, planifikohen edhe shumë aktivitete ekstra-kurrikulare duke e bërë këtë event edhe më atraktiv dhe madhështor duke filluar nga data 31 Korrik deri më 11 Gusht 2023 në hapësirat e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren , ITP (Innovation and Training Park) dhe në qytetin e bukur të Prizrenit.

Si çdo event dhe organizim që respektohet, edhe SHVNP do të hapet dhe mbyllet me një ceremoni solemne ku do të ftohen shumë personalitete vendore dhe ndërkombëtare duke përfshirë Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria e Ekonomisë, Komunat e rajonit të Prizrenit dhe shumë përfaqësues të institucioneve tjera publike dhe private.

Realizimi i SHVNP përveç plotësimit të kërkesave të AKA-së lidhur me procesin e riakreditimit në nivel universiteti, ndikon pozitivisht edhe në imazhin e institucionit në nivel vendi dhe më gjerë. Organizimi dhe realizimi i SHVNP 2023 do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm edhe në procesin e ndërkombëtarizimit të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren duke vendosur kontakte dhe përvoja të mira me staf dhe studentë të huaj nga vendet më të ndryshme të botës.

Leave a Reply