Gjatë ditës së sotme në vend pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët, i shoqëruar me intervale me vranësira të lehta dhe të shpërndara.
Temperaturat e minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 25 deri në 29 gradë Celsius.
Era do të fryjë me intensitet të dobët deri mesatar nga drejtimi verilindor, me shpejtësi rreth 1 deri në 5 metra në sekondë.














































