E enjtja do të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm. Orët e paradites pritet të sjellin intervale me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa gjatë pasdites vranësirat do të shtohen dhe do të krijojnë kushte për reshje lokale shiu.
Era: kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1–11 m/s.
Sa u përket temperaturave, ato do të pësojnë një rënie në krahasim me ditët e fundit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 26 deri në 29 gradë Celsius, varësisht nga rajoni.















































