Në vendin tonë sot pritet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me intervale të gjata me diell gjatë orëve të mëngjesit. Gjatë pasdites, sipas parashikimit, do të ketë shtim të vranësirave të pjesshme.
Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi prej 10 deri në 40 km/h, ndërsa lokalisht pritet të jetë e fuqishme.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 9°C, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 19 deri në 23°C.
Në përgjithësi, dita pritet të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me mëngjes me diell dhe vranësira të pjesshme gjatë orëve të pasdites./04 Online/













































