Në orët e para të ditës së sotme pritet të ketë reshje lokale shiu, megjithatë sasia e tyre do të jetë e pakët dhe e përkohshme. Më pas, moti do të stabilizohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta gjatë ditës, shkruan 04 Online.
Në zonat malore, veçanërisht në perëndim të vendit, mund të paraqiten rrebeshe të izoluara shiu, por pa ndonjë ndikim të theksuar në kushtet e përgjithshme të motit.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes me shpejtësi mesatare prej 10 deri në 35 km/h, duke ndikuar në ndjesinë e freskisë gjatë paradites.
Temperaturat do të jenë të moderuara për këtë periudhë pranverore, me vlera minimale që luhaten nga 8°C deri në 11°C, ndërsa ato maksimale parashikohen të arrijnë nga 16°C deri në 21°C./04 Online