Sindikata e Policisë dorëzon peticion në Kuvend për pakënqësitë e tyre

0
189

Sindikata e Policisë së Kosovës sot ka dorëzuar një peticion në Kuvendin e Kosovës lidhur me pakënaqësitë e tyre.

Në njoftim thuhet se pakënaqësitë janë lidhur me ligjin e pagave, sigurimin shëndetësor dhe jetësor, Ligjin e pensionimit, shtesa për punë specifike dhe rrezikshmëri si dhe kushtet e punës.

“Sindikata e Policisë së Kosovës, sot me datë 18.07.2023, ka dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës Peticionin e nëshkruar nga punonjësitë e Policisë së Kosovë lidhur me pakënaqësitë e tyre,: Ligjin e pagave, sigurimin shëndetësorë dhe jetësorë , Ligji e pensionimit , shtesa për punë specifike dhe rrezikshmëri si dhe kushtet e punës. Sindikata e Policisë së Kosovës njofton punonjësitë e Policies së Kosovës dhe opinionin e gjerë se ky është njëri nga hapat sindikal drejt realizimit të kërkesave tona ligjore”, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here