Shumë fansave u kujtoi debutimin e Messit – “Çudia e re” e Barcelonës mahniti botën, pasi hyri në lojë ‘çmendi’ lojtarët e Tottenhamit me driblime

0
188

Barcelona fitoi trofeun ‘Joan Gamper’ me tre gola të shënuar në fund në fitoren 4-2 ndaj Tottenhamit, por rezultati u vu në plan të dytë kjo fal paraqitjes së shkëlqyer të 16-vjeçarit, Lamine Yamal.

Barca kaloi në epërsi me Robert Lewandowskin, por Tottenham e ktheu atë me dy golat e Oliver Skipp.

Ky rezultat ishte i vlefshëm deri në fund, ku në skenë doli Lamina Yamal.

Çdo minutë e tij dhe kontakti i tij me topin në fushë shkaktonte kënaqësinë e tifozëve të Barcelonës, por edhe të futbollistëve, duke qenë se ai i çmendi lojtarët e Tottenhamit me driblimet dhe depërtimet e tij.

Asistimi te goli i Ferran Torres dhe pjesëmarrja në golat e Ansu Fati dhe Abde konfirmuan se Barça ka një “mrekulli ” të re në skuadër, për të cilën tashmë po flitet shuë dhe është harruar edhe Ousmane Dembele, i cili do të nënshkruajë për PSG-në.

Loja e Yamal u kujtoi disave debutimin e Messit kundër Juventusit, ku ai njoftoi ardhjen e tij në skenën e madhe dhe koha do të tregojë se çfarë do të bëjë ylli i ri.

Yamal ka lindur në vitin 2007, është me origjinë nga Maroku dhe Guinea Ekuatoriale dhe është fëmijë i Barcelonës.

Ai është në gjendje të luajë në krahun e djathtë ose si sulmues qendror, si dhe pas sulmuesit.

Për shkak të stilit të tij të lojës, ai është krahasuar me Lionel Messin në La Masia.

Profili zyrtar i La Liga-s në ‘Twitter’ ka postuar një video të paraqitjeve të tij në garën “La Liga Promises 2019” dhe madje që atëherë e etiketoi atë si “mini Leo Messi”.

Meqë ra fjala, ai debutoi me ekipin e parë sezonin e kaluar në xhiron e 32-të të La Ligës spanjolle kundër Real Betisit, kur në moshën 15-vjeçare hyri në histori dhe u bë futbollisti më i ri që luan për klubin katalanas./Telegrafi/

Leave a Reply