Shtyhet rikthimi i Erling Haaland, e konfirmon Guardiola

0
432

Erling Haaland do të mungojë edhe në ndeeshjen e sotme të Manchester Cityt kundër Newcastle United.

Sulmuesi norvegjez nuk ka luajtur asnjë ndeshje që nga data 6 dhjetor, kundër Aston Villës, shkruan IndeksOnline.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, në konferencë për media ka njoftuar se Haaland nuk do të jetë i gatshëm deri në muajin shkurt.

”Erling ka pësuar pak pengesë në rikthimin e tij nga lëndimi, mund të mos kthehet para muajit tjetër.” Shpresojmë që në fund të këtij muaji ai të jetë gati. Na ka munguar Haaland.Na duhet që ai të kthehet dhe të luajë katër, pesë muajt e fundit të sezonit pa asnjë problem.”, ka thënë Guardiola.

Leave a Reply