“Shpërthen” Havertz: Çdo gjë po shkon keq, Tuchel u pushua pa arsye dhe aty nisi rënia

0
127

Kai Havertz lëshoi ​​disa deklarata “tronditëse” në lidhje me sezonin e komplikuar të Chelsea-t.

Duke folur së fundmi për mediet, lojtari gjerman u shpreh se gjithçka është duke shkuar keq me “blutë” e Londrës dhe sipas tij gjithçka nisi me shkarkimin e trajnerit Thomas Tuchel.

“Gjithçka që mund të kishte shkuar keq ka shkuar keq. Sezoni filloi relativisht mire, pati një ndryshim pronësie, që ishte një ndryshim i madh për të gjithë klubin. Më pas Thomas Tuchel u shkarkua dhe kjo padyshim bën diferencën në një ekip si ky. Kur fiton me një trajner dhe më pas ai shkarkohet pa arsye…Pas Kupës së Botës ne nuk luajtëm shumë mirë dhe humbëm shumë pikë. Për më tepër, shumë lojtarë të rinj erdhën gjatë merkatos së dimrit dhe ata duhej të ndiheshin rehat në mënyrë që të mund të tregonin cilësitë e tyre”-deklaroi Havertz.

Leave a Reply