ShMU “Gani Saramati” triumfon në hendboll – kualifikohet në garat republikane

0
111

Nxënësit e Shkollës së Mesme të Ulët “Gani Saramati” kanë shkëlqyer në garat e hendbollit të organizuara nga Sporti Shkollor-Prizren, duke fituar vendin e parë si në nivel komunal ashtu edhe në atë regjional, raporton 04 Online.

Pas këtij suksesi, ekipi i shkollës do ta përfaqësojë regjionin e Prizrenit në garat republikane, ku do të përballet me shkollat më të mira nga e gjithë Kosova.

Ky rezultat është dëshmi e punës dhe përkushtimit të nxënësve dhe mësimdhënësve, të cilët synojnë të arrijnë rezultate edhe më të larta në nivel shtetëror.

“Në garat e organizuara nga Sporti Shkollor-Prizren, në hendboll kategoria e meshkujve në nivel komunal dhe regjional nxënësit e ShMU “Gani Saramati” fituan vendin e parë.

Shkolla jonë ditët në vazhdim do ta përfaqësojë regjionin e Prizrenit në garat Republikane.

Suksese tutje nxënësve!”, thuhet në njoftimin e SHMU “Gani Saramati” në Prizren./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here