SHKA “AGIMI” rrezikon të mos marrë pjesë në Poloni më 30 qershor, shkak mungesa e mjeteve

0
1557

Koreografi dhe nënkryetari i Shoqërisë Kulturoro – Artistike “AGIMI”, Gëzim Sertollaj, shprehet i befasuar për mos mbështetje nga qeveria lokale dhe MKRS-ja.

Sertollaj ka thënë për 04 Online se që nga muaji mars e deri në muajin maj në e-mail adresën e tij i kanë ardhur katër ftesa për të marrë pjesë në festivale ndërkombëtare, përkatësisht nga Polonia, Kroacia, Franca dhe Bullgaria. Por, ai thotë se për të shkuar në këto festivale i duhet edhe mbështetja financiare, e që këtë nuk e ka gjetur në asnjërën prej dy institucioneve të lartëcekura.

Si rrjedhojë, Sertollaj ka bërë me dije se janë pajisur me vizat për të marrë pjesë në festivalin e organizuar në Poloni, por që deri më tani nuk kanë siguruar mjetet që mundësojnë transportin e tyre. Madje, ai përmes një shkrimi në ‘facebook’ ka thënë se kanë zero mbështetje nga MKRS-ja dhe Komuna e Prizrenit.

“REAGIM:
Puna e vizave u kry, festivali po na pret…na jem pergadit me perfaqesu Republiken e Kosoves ne menyren ma t’mire !
Deri tash :
Zero (0) mbeshtetje nga Ministria e Kultures,
Zero (0) mbeshtetje nga Komuna e Prizrenit,
Zero (0) mbeshtetje nga vet “Agimi”, thuhet në reagimin e Sertollajt./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here