Parkingu prapa Pallatit të Rinisë pa pagesë për protestuesit

0
3

Parkingu prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë do të jetë pa pagesë gjatë kohës së mbajtjes së protestës në mbrojtje të vlerave të UÇK-së.

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar se lirimi nga pagesa do të vlejë nga ora 18:00 deri në orën 21:00.

Sipas njoftimit, masa vlen për qytetarët që do t’i bashkohen protestës.

“Prishtina ju mirëpret!”, ka shkruar Musmurati në njoftimin e saj.

https://www.facebook.com/besiane.musmurati/posts/10165005641134153?ref=embed_post