Numri i madh i kurbetçarëve që janë kthyer ditëve të fundit në Prizren, ka shtyer drejtorin e Administratës, Edin Shehu, që të marrë vendim që shërbimet nga kjo drejtori të ofrohen edhe të shtunave.
Shehu ka thënë se të gjitha shërbimet në Drejtorinë e Administratës ditën e shtunë do të ofrohen nga ora 09:00 – 13:00.
“Mirë se erdhët Mërgimtarë❤️
Të dashur qytetar, duke marr parasysh që fluksi i qytetarëve për të kryer shërbime në Komunën e Prizrenit është rritur, ju informoj se nga kjo e shtunë të gjitha shërbimet në Drejtorinë e Administratës do të jenë në dispozicionin tuaj.
Orari i punës: Prej orës 09:00 deri në 13:00″, ka thënë Shehu./04 Online