Shala: Paratë janë dhënë, puna nuk po kryhet në Nashec

0
276

Sekretari Organizativ i LVV-së në Prizren, Vetim Shala ka kritikuar pushtetin lokal lidhur me projektin turistik të filluar në muajin qershor të këtij viti në fshatin Nashec.

Shala ka bërë me dije se janë bërë pothuajse tre muaj nga fillimi i punimve, teksa nuk është punuar më as edhe një ditë të vetme.

“Me datë 10 qershor 2023, me pompozitet të madh, me katër – pesë kamera, me fotografi të shumta, kryetari i komunës Totaj dhe zyrtarë të tjerë komunal njoftuan se po nisin punimet për realizimin e një projekti të madh turistik në fshatin Nashec.
Përveç realizimit të fotografive dhe videoincizimeve më shumë me militantë partiak se me banorë të fshatit, e vërteta është se, natyra dhe shtrati i lumit është degraduar ( shih fotot më poshtë ), kurse projekti nuk është duke u realizuar fare!
Për ata që nuk e dijnë: Nga dita që kanë filluar punimet, kanë kaluar pothuajse tre muaj dhe asnjë kompani, asnjë ditë të vetme deri më sot nuk është parë duke punuar në finalizimin e këtij projekti në fshatin Nashec.
Banorët e fshatit Nashec, vizitorë të fshatit e meritojnë të dijnë se pse janë ndalur dhe nuk po vazhdojnë punimet?”, thuhet në reagimin e Shalës./04 Online

Leave a Reply