9 të arrestuar në Zubin Potok për krime lufte, Policia: Operacioni ndërlidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve”

0
44
Foto: Ilustrim

Në kuadër të veprimeve hetimore lidhur me rastin e krimeve të luftës, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, mbështetur edhe nga njësitet tjera të specializuara policore, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, njofton se sot në orët e hershme të mëngjesit në komunën e Zubin Potokut ka zhvilluar operacionin e koduar si ”Dosja 23”.

Policia konfirmon se si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar nëntë persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Operacioni policor ndërlidhet me rastin e njohur si “Grupi i intelektualëve”, “ndërsa për detaje të mëtejshme lidhur me operacionin dhe veprimet e ndërmarra, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës do ta informojnë publikun në momentin kur informacioni mund të bëhet publik”, përfundon njoftimi.