Sergio Ramos zgjedh ekipin e ri, nuk i “shqitet” Leo Messit

0
200

Edhe Sergio Ramos në SHBA. Ish-kapiteni legjendar i Real Madrid, qëndron prej ditësh pa skuadër pas mbylljes së aventurës 2-vjeçare me Paris Saint-Germain.

Qendërmbrojtësi andaluzian, insistoi për t’u rikthyer te Sevilla e tij e dashur, por akordi nuk u arrit për shkak të pagës së lartë. Edhe pse 37-vjeçari ishte i gatshëm t’i ulte ndjeshëm fitimet e tij vjetore.

Mundo Deportivo shkruan se Sergio Ramos është afër arritjes së marrëveshjes me amerikanët e Los Angeles FC, ekip ku pritet të formojë dyshen e prapavijës me Giorgio Chiellinin.

Ramos do të vihet sërish përballë Leo Messit – pjesë e Inter Miami – si në kohërat e dueleve të paharrueshme mes Realit të Madridit dhe Barcelonës.

Më pas erdhi “paqja” në Paris, aty ku u bënë shokë skuadre. Ndërkohë që tani do jenë sërish “armiq” në MLS, kampionatin amerikan të futbollit.

Leave a Reply