Serbia, “kurrë”s’do ta njoh pavarësinë e Kosoves!

0
380

1. Fiks sot e para 17vitesh, mu në zemēr të Beogradit (në Sava Centar) para dhjetëra e dhjetëra mega mediumeve rajonale e globale, ia pata kërkuar publikisht Serbisë që; në rast se dëshirojnë paqë dhe siguri në dekadat e ardhëshme në Ballkanin Oerëndimor, “SERBIA DUHET E PARA TA NJOH KOSOVEN SI SHTET”!

Ky prononcim atëbotë zgjoi indinjatë e zemërim në qarqet lokale, por, jo edhe ato globale amerikane sidomos, nga shkaku i thjesht; e dispononin informacionin që Kosova, po e shpallte pavarësinë e saj (!)Mirëpo, prononcimi im përveç hidhërimit zgjoi edhe shumë interesim….Si sot më kujtohet, që mediet e shumta (opozitare) serbe, ishin shumë kureshtare ta kuptonin si shkakun ashtu edhe pasojat e mundshme të aktit të shpalljes së pavarësisë…Nuk po them që ishte ndonjë guxim kushedi qytetar, por, intelektual ishte gjithsesi! Sepse, edhe pas gjithë këtyre viteve Serbia s’po na njeh! Dhe jam shumë i bindur që edhe për shumë vitet tjera, në të ardhmen (për të mos thënë; kurrë!), Serbia s’ka për ta njohur pavarësinë e Kosoves.

2. Kështu që mendoj se; edhe nëse lëshojmë pe në Asociacion (që për mua nuk është qëllimi final, por, është vetëm mjeti kryesor përmes të cilit ajo dëshiron ta copëzoj Kosoven), Serbia, prap do kërkoj zgjërim tê kompetencave të Asociacionit (ekzistues), edhe pêr serbët e pjesës jugore…,E kur ta realizoj edhe këte, ajo sërish, pastaj do fillon fushatën globale të kontestimit dhe kompromitimit të asaj pak shtetësie të mbetur… të Kosoves.

3. Thjesht, mendoj që shteti i Kosoves (s’ka lidhje cila parti është në pushtet!) DUHET që përmes ekspertizave dhe grupeve profesionale (meqë; Akademia jonē po mrizon!) ta ndërtoj si kundërpërgjigje (ndaj ambicieve dhe synimeve; afatshkurtëra, afatmesme dhe afatgjata) një strategji efikase shtetërore. Një strategji që e mbyllë njeherë e përgjithmonë raportin me Serbinë!

Uroj që kështu, të bëhet!

Shkruan: Fadil MALOKU

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply