Serbët që udhëtuan me autobusa të Kosovës dje u paguan nga Serbia 

0
258

Derisa në veri po nisnin punën kryetarët e sapo zgjedhur në katër komunat veriore të Kosovës, presidenti i Serbisë kishte thirrur një takim të madh me përkrahës të tij për të shkuar në Beograd.

Në këtë takim shkuan qytetarë serb edhe nga Kosova të cilët ishin nisur të organizuar me autobusë të kompanive shqiptare në Kosovë.

Në rrjetin social Twitter po qarkullon një video ku një person shpërndan para te qytetarët që me autobus po udhëtonin drejt Beograd.

Rreth kësaj video ka reaguar edhe aktivistja e shoqërisë civile Aleksandra Tomanic e cila ka thënë se derisa Serbia është ende në zi për 18 viktima të 2 të shtënave masive dhe 19 viktima të femicideve vetëm këtë vit deri më tani, partia në pushtet po paguan dhe kërcënon njerëzit që “vullnetarisht” të marrin pjesë në një takim për të mbështetur partinë e tyre dhe presidentin e shtetit.

While Serbia is still mourning 18 victims of 2 mass shootings and 19 victims of femicides only this year so far, the ruling party is paying&threatening people to “voluntary” attend a meeting to support their party & part-time state president.

Leave a Reply