Asensio drejt transferimit te PSG

0
153

Pasi Marco Asensio refuzoi vazhdimin e kontratës me Real Madridin, PSG ka nisur kontaktet për transferimin e tij.

Spanjolli pritet të largohet nga klubi mbretëror në fund të sezonit, pasi i skadon kontrat me 30 qershor dhe do të largohet si  futbollist i lirë, shkruan IndeksOnline.

Menjëherë pas lajmit se nuk do të vazhdoj kontratë, klubi francez është hedhur në aksion për të siguruar shërbimet e Asensios.

Sipas ESPN, PSG ka nisur kontaktet me agjentin e 27-vjeçarit, Jorge Mendes, i cili ka raporte të mira me drejtorin sportiv Luis Campos.

Këto raporte besohet se kanë qenë kyçe në negociatat mes palëve.

Leave a Reply