Ditët e sotme janë përhapur shumë sëmundje si kanceri, paraliza, diabeti, sëmundjet e zemrës etj.
Veçanërisht meshkujt që janë të ekspozuar shumë ndaj stresit dhe nuk tregojnë kujdes ndaj ushqyerjes, janë më të rrezikuar nga këto sëmundje.
Por specialistët bëjnë të ditur se me anë të disa metodave të thjeshta që mund t’i praktikoni, ju mund të parandaloni këto sëmundje.
Specialistët gjithashtu pohojnë se mund të parandalohen faktorët të cilët rrezikojnë shëndetin e meshkujve. Ja se çfarë duhet të bëni për një jetë të shëndetshme sipas statistikave angleze për parandalimin e sëmundjeve.
Sëmundjet e zemrës: Shqetësimi më i madh që rrezikon shëndetin e meshkujve janë sëmundjet e zemrës. Ju mund t’i parandaloni këto sëmundje duke respektuar udhëzimet e mëposhtme:
- Duhanpirja, nëse pini cigare lëreni menjëherë dhe qëndroni larg pirjes pasive të duhanit.
- Ushqehuni shëndetshëm, përdorni perimet, zarzavatet, frutat, drithërat, produktet e pasura me fibra dhe burime të proteinave pa yndyrë siç është peshku. Qëndroni larg produkteve të pasura me yndyrë dhe kripë.
- Kontrolloni shpesh sëmundjet kronike, si p.sh. kolesteroli apo tensioni, dëgjoni këshillat e mjekut. Nëse vuani nga diabeti, kontrolloni sheqerin në gjak.
- Merruni me aktivitete fizike, bëni ecje, vrap ose aktivitete të tjera sportive.
- Ruani peshën standarde, kilet e tepërta rrisin rrezikun e sëmundjes së zemrës.
- Shmangni stresin, mundohuni të mbani veten me optimizëm.
Kanceri: Kanceri i mushkërive, lëkurës, prostatës janë nga llojet më shqetësuese të kancerit për meshkuj. Ndiqni këshillat për të pakësuar rrezikun e kancerit.
- Mos pini duhan, çdo lloj tymi lidhet ngushtë me kancerin. Prandaj qëndroni larg duhanit.
- Qëndroni në formë, dobësimi apo marrja e kileve të tepërta mund të ndikojë në rrezikun e kancerit.
- Lëvizni, aktiviteti fizik ju ndihmon të kontrolloni kilet tuaja dhe të ulni rrezikun e shfaqjes së kancerit.
- Konsumoni ushqim të shëndetshëm.
- Mbrohuni nga dielli dhe bëni vizitat kryesore te mjeku.
Aksidentet: Përplasjet mes makinave dhe motorëve shkaktojnë aksidente fatale. Përdorni rripin e sigurimit, shmangni shpejtësinë mbi normat e lejuara, si dhe mos ngisni makinën në gjendje gjumi.
Diabeti tip 2: Lloji më i përhapur i diabetit, diabeti tip 2, ndikon te trupi juaj në mënyrën e përdorimit të sheqerit. Nëse diabeti nuk mbahet nën kontroll, mund të shkaktojë komplikacione të tjera si sëmundjet e zemrës, probleme me sytë, dëmtim të sistemit nervor etj. Për të parandaluar diabetin tip 2 duhet të bëni ndryshime të mëdha në mënyrën e të ushqyerit. Ushqehuni shëndetshëm dhe bëni aktivitet fizik. Nëse jeni mbi peshë, duhet të dobësoheni.
Gjithashtu, për shmangien e të gjitha këtyre sëmundjeve është shumë e rëndësishme të ndiqni një stil jetese të rregullt e të shëndetshëm. Ushqehuni në mënyrë të shëndetshme, qëndroni larg yndyrnave dhe kripërave, si dhe merruni me aktivitet sportiv.














































