Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ishte e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Elona Duron, ku foli për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, emocionet e forta dhe ndryshimet që ky format ka sjellë në jetën e saj pas daljes.
Një nga temat më të komentuara të rrugëtimit të saj ka qenë historia e dashurisë me DJ Gimbo, e cila nisi gjatë qëndrimit në shtëpi dhe vazhdon të jetë në vëmendjen e publikut.
E pyetur nëse ka menduar apo ka marrë një vendim për martesë, Selin u shpreh se është ende herët për një hap të tillë.
“Nuk e kam vendosur. Është shumë herët. Jo, s’e kam vendosur”, tha ajo.
Më tej, balerina u pyet nëse në këtë moment do të zgjidhte famën apo DJ Gimbon. Selin theksoi se është e lumtur që vëmendja dhe fama nuk janë bërë pengesë për marrëdhënien e tyre.
“Në këtë pikë që jam, jam shumë e lumtur që fama nuk më ka penguar që të jem me Gimbon. Dashuria ose është, ose nuk është. Nuk është nga 1-10, nga 1-100. Ose është, ose nuk është. Kështu që është”, u shpreh Selin Bollati./Express















































