Sekuestrohen mjetet me të cilat ilegalisht po nxirrej zhavorr përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë

0
152

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se po vazhdon aksioni për sekuestrimin e mjeteve të përdorura për degradimin dhe shkatërrimin e mjedisit.

Pas një inspektimi të kryer nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me Policinë, është konstatuar se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, ambienti po degradohet për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

“Prokurori koordinator për hetimin e Krimeve Kundër Mjedisit, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit” nga neni 338 i KPRK-së.

Gjithashtu, është urdhëruar sekuestrimi i një (1) kamioni transportues, tre (3) ekskavatorëve dhe një (1) seperacioni me të gjitha pajisjet përcjellëse të përdorura në kryerjen e veprës penale.

Prokuroria njofton se aksioni për sekuestrimin e mjeteve të përdorura në aktivitete e paligjshme do të vazhdojë deri në kapjen e të gjitha mjeteve dhe personave përgjegjës.

Prokuroria e njofton opinionin publik se mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bën thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here