Sa ndikojnë kafeja dhe çaji në sëmundjet e zemrës?

0
63

Një studim i ri tregon se kafeja dhe çaji bëjnë mirë për shëndetin, edhe kur merren në sasi më të mëdha. Njerëzit që pinë shumë kafe ose çaj nuk duhet të shqetësohen, sepse prej tyre përfiton zemra e tyre. Shkencëtarët në Holandë morën në shqyrtim efektet e kafesë dhe çajit në sëmundjet kardiovaskulare.

Në studim u përfshinë 38.000 persona konsumues të kafesë dhe çajit, gjendja shëndetësore e të cilëve u vëzhgua për 13 vjet.

Shkencëtarët vunë re se personat që pinin çaj ose kafe më shumë se 6 filxhanë në ditë ishin në rrezik më të ulët për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, krahasuar me personat që konsumonin më pak se një filxhan në ditë.

Edhe konsumimi i 2 deri në 4 filxhanëve çaj ose kafe në ditë ndikonte në uljen e rrezikut të vdekjes nga sëmundjet e zemrës. Por studimi tregoi gjithashtu se konsumimi i çajit dhe kafesë te pjesëmarrësit në studim nuk kishte ndonjë ndikim sa i përket rrezikut të goditjeve në tru. Shkencëtarët thonë se çaji përmban antioksidantë, gjë që mund të shpjegojë përfitimet shëndetësore që rrjedhin nga çaji.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here