Roli i familjes në formimin e unit te adoleshentët

0
852

Njëri prej faktorëve më të rëndësishëm i cili ndikon në formimin e unit të adoleshentit është roli i familjes. Natyra e marrëdhënieve brenda anëtarëve të familjes, stili i edukimit të prindërve, aspekti emocional mes tyre, të gjithë këta faktorë kanë një rol të veçantë në formimin e unit të adoleshentit. Siç dihet secili fëmijë kalon nëpër etapat e zhvillimit individual por mënyra se si i përjetojnë ata këto faza të zhvillimit është krejtësisht personale dhe varet nga faktorë të tjerë.

Duke i’u referuar stileve të edukimit të fëmijëve, neve nuk mund të themi se njëri stil është më i mirë se tjetri, ngase për të thënë këtë gjë duhet të marrim parasysh faktin se çdo individ është unik dhe se çdo fëmijë poashtu është unik. Prandaj është i njohur fakti se as stili shumë liberal e as stili tepër rigoroz i kontrollimit nuk mund të kontribojnë në edukimin e fëmijut.
Prindërit duhet të gjejnë një mes të artë sa i përket këtij aspekti në mënyrë që mos të lëndohet asnjëra nga palët, ku detyra kryesore e çdo familjeje është plotësimi i nevojave themelore të fëmijëve të tyre, por familja është përgjegjëse edhe për plotësimin e nevojave më të larta të femijut. Nuk po e paragjykojmë as familjen e gjeneratave të mëhershme, por nuk po themi as që familja e tashme bashkëkohore është e llojit tipik siç duhet të jet një familje. Ajo çka është e rëndësishme ka të bëjë me atë që modeli i shëndoshë familjar është ai model i cili funksionon duke marrë parasysh aftësit e fëmijës që të perceptojë çdo fjalë, lëvizje e sjllje ne rrethin e tij familjar e social.

Kontakti adekuat mes tyre është aj kontakt që siguron komunikim të dobishëm dhe të dëgjueshëm nga të dyja palët. Kështu, nëse prindërit janë të vetëdijshëm që fëmijëve të kësaj moshe u mungon pjekuria sociale atëher ata do jenë në dijeni se atyre u nevojitet më shumë kujdes dhe në këtë mënyrë me shumë lehtësi do t’i tejkalojnë këto sfida dhe do ta fitojnë besimin e fëmijëve të tyre, si dhe do të jenë një model i përsosour për vet adoleshentët. Gjithashtu nuk duhet ta harrojmë faktin se sado që adoleshentët refuzojnë këshillat dhe kujdesin e prindërve, megjithatë në këtë moshë ata më shumë se kur kanë nevojë për praninë dhe mbështetjen e prindërve. Vetëm me takt, mjeshtëri dhe me durim prindëror fëmijët mund t‘i tejkalojnë mangësit e kësaj moshe. Andaj, adoleshentët nuk e kanë aftësinë qe t‘i zgjidhin problemet vetëm por ata kanë kapacitetin e duhur që t‘i tejkalojnë këto vështërsi me ndihmën e të rriturve e më konkretisht të prindërve të tyre të cilët kanë shumë më shumë përvojë personale se vet adoleshentët.

Por edhe prindërit duhet të jenë më fleksibil dhe të kuptojnë faktin që tanimë para tyre nuk gjindet një fëmijë, por një trashëgimtar i rritur dhe sa më shpejtë prindërit e kuptojnë këtë fakt, aq më e lehtë do të bëhet jeta për adoleshentin, dhe ai do të mendojë që të fillojë të marrë përgjegjsi në lidhje me jetën e tij personale dhe sociale.

Shkruan: Kaltrina SKORO – MURTEZAJ
Psikologe

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here