Rizvanolli mesazh Berlinit nga Selaniku: Litiumi s’duhet të sigurohet duke forcuar regjime autokratike

0
90

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në Forumin e Energjisë së Evropës Juglindore (SEEF 2024), që po mbahet në Selanik të Greqisë.

Në një nga panelet ku Rizvanolli mori pjesë, ajo përmendi marrëveshjen e Gjermanisë me Serbinë rreth përdorimit të litiumit, duke kritikuar atë dhe duke bërë një aludim për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ajo aty ka thënë se lëndët e para si litiumi, nuk mund të sigurohen duke forcuar regjime autokratike me tendenca për destabilizimin e rajonit, ka njoftuar Ministria e Ekonomisë.

Në forumin ku kanë marrë pjesë ministra të vendeve të rajonit dhe përfaqësues nga Departamenti i Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku janë diskutuar tema të ndryshme për të ardhmen e energjisë në rajon, përballja me krizat energjetike, orientimin drejtë energjisë së gjelbër dhe burimeve tjera energjetike të ripërtërishme, thuhet më tej në njoftim.

Rizvanolli ka qenë  pjesë e panelit ministror “Bashkëpunimi energjetik në Evropën Juglindore dhe rajoni Mesdheut Lindor: Një kthim për sigurinë e energjisë në BE”, ku së bashku me homologët e saj nga Greqia, Theodore Skylakakis, Maqedonia e Veriut, Sanja Bozhinovska, atë të Bullgarisë,  Vladimir Malinov dhe ministrin rumun, Sebastian Burduja, kanë diskutuar për bashkëpunimin energjetik në rajon.

Po ashtu, ministrja ka vlerësuar se bashkëpunimi me partnerë me të cilët i ndajmë vlerat është tejet i rëndësishëm për sigurinë e energjisë të rajonit./Express/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here