Rënie e lehtë e çmimeve të derivateve – MINT publikon tarifat e reja për sot

0
84

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka bërë publike çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 8 maj 2026.

Sipas vendimit të fundit, çmimi maksimal i naftës (dizel) është caktuar në 1.67 euro për litër, duke shënuar një rënie të lehtë krahasuar me ditët e kaluara.

Ndërkohë, benzina është vendosur në 1.52 euro për litër, ndërsa çmimi i gazit është 0.81 euro për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë deri në njoftimin e radhës nga MINT.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here