Refuzoi Sylvinhon për të luajtur me Gjermaninë, talenti shqiptar transferohet në Premier League

0
192

Brajan Gruda është një nga talentët që ka shkëlqyer në Bundesligë sezonin e fundit, me sulmuesin 20-vjeçar që zgjodhi të luante për Gjermaninë përpara Shqipërisë, duke refuzuar ftesën e bërë nga Sylvinho përpara Europianit.

Duket se talenti shqiptar tashmë ka hedhur një hap të madh në karrierën e tij, duke i dhënë fund aventurës te Mainz 05 për një të ardhme në Premier League.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka konfirmuar transferimin e Grudës te skuadra e Brighton për shumën e 30 milionë eurove.

20-vjeçari ishte prioriteti kryesor i trajnerit të ri të skuadrës angleze, Fabian Hürzeler, teksa tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit, që do të ndodhë ditët në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here