Reali nuk po i rinovon kontratën, spanjolli pranë Aston Villas

0
157

Aston Villa është e interesuar të nënshkruajë me sulmuesin e Realit të Madridit, Marco Asensio, si një transferim me parametër zero këtë verë.

27-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe ende nuk ka rënë dakord për një rinovim me gjigantët spanjollë.

Për Realin, këtë sezon, Asensio ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë gjashtë asistime në 27 paraqitje në La Liga.

Dëshira e spanjollit është të qëndrojë, por konkurrenca nga Rodrygo dhe Federico Valverde bëjnë që ai të vlerësoje opsionet për vazhdimin e karrierës së tij.

Leave a Reply