Rast i rëndë në Pejë: Djali e rrah dhe tenton ta djegë nënën, kërkon para nga babai për ta vrarë

0
81
Foto: Ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Këto ngjarje bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre. Kështu ka ndodhur të enjten në Pejë, ku një grua kërkoi ndihmën e Policisë.

Siç merr vesh Sinjali, rasti ka ndodhur në një banesë në rrugën “Myrvete Maksutaj”, ku dyshohet se një 30-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Bazuar në informacionet e para, i dyshuari fillimisht ka pasur një fjalosje me nënën, të cilën e ka ofenduar me fjalë të ndryshme dhe më pas e ka rrahur.

Sipas dëshmisë së viktimës të dhënë para hetuesve policorë, djali i saj ka tentuar që t’ia fus kokën në një enë gatimi ku po përgatitej ushqimi dhe aty ka eskaluar gjithçka.

I riu përveç që e mbylli nënën në banesë, ka kërkuar nga babai i tij para në këmbim që ta vras atë – duke i shkaktuar shqetësim e frikë të madhe, raporton Sinjali.

Policia ka arritur të intervenojë dhe i njëjti është arrestuar e shoqëruar në stacion policor, ndërsa viktima është dërguar në spital.

Ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here