Raportohet se është arratisur nga drejtësia i dënuari për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

0
277

Marko Roshiq, një nga katër të dënuarit për vrasjen e politikanit serb të veriut Oliver Ivanoviq, raportohet se është arratisur nga drejtësia.

I shpallur fajtor dhe i dënuar nga shkalla e parë e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Roshiq ishte liruar nga paraburgimi dhe po mbrohej në liri.

Megjithatë, pas shpalljes së aktgjykimit dënues ndaj tij dhe tre të tjerëve të premten e 28 qershorit, Roshiq është arratisur nga drejtësia, raporton Paparaci.

Ai nuk është gjetur në shtëpinë e tij në Mitrovicën e Veriut nga zyrtarët policorë të Kosovës.

Gjykata Themelore në Prishtinë e shpalli më 28 qershor aktgjykimin për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, duke i dënuar me burgim katër persona, ndërsa e liroi një tjetër.

Nedelko Spasojeviq, Marko Roshiq, Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq u dënuan në total me 22 vjet e gjashtë muaj burgim, ndërsa Sillvana Arsoviq u lirua nga akuzat.

Marko Roshiq, u dënua me dhjetë vjet burgim për veprën penale të pjesëmarrjes në një grup të organizuar kriminal që organizoi një vrasje dhe me gjobë në vlerë 10.000 euro.

Në vitin 2020, Prokuroria Speciale e ngriti aktakuzën e tretë të plotësuar, pasi e para ishte ngritur në nëntor të vitit 2019, ndërsa në dhjetor të po atij viti ishte ngritur edhe aktakuza e dytë e ndryshuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here