Punëtori i ‘Eko Regjioni’ në Prizren kërcënon drejtorin e kompanisë

0
264

Zyrtarët publikë, duke përfshirë edhe ata në pozita të larta të shtetit shpesh kanë qenë cak i kërcënimeve nga persona e grupe të ndryshme dhe për pasojë kanë kërkuar ndihmë e mbrojtje nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.

Për një rast të tillë që ka ndodhur dje pasdite në qytetin e Prizrenit, Prokuroria ka nisur hetimet.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktimë e këtij rasti është drejtori i Kompanisë Rajonale për mbeturina ‘Eko Regjioni’, B.Sh..

42-vjeçari ka denoncuar rastin në Polici, ku sipas informacioneve të cilat posedon Sinjali, është ankuar se punonjësi i kopanisë e ka kërcënuar përmes telefonit, duke i thënë se do i shkojë në zyrë e do e shohë se kush është ai.

Motivi që shtyu drejt konfliktit mes palëve, dyshohet të lidhet me punën në kompani, ndërkohë që i dyshuari është paraqitur në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit B.SH.,43-vjeçar, kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Kanosje’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply