Pse?

0
679

Mos ma përmendni emrin e nënës sime!

Mosni ju lutem!

Se, lotët s’mund t’i ndal

Dhimbjen s’mund ta duroj.

Atë nuk e kam pranë!

S’mund ta puthë më, as përqafoj.

Ma vranë…..

Askush s’mund të ma jap dashurinë e saj.

Kam ftohtë. Zemrën akull e kam.

Askush si ajo s’mund të më ngrohë.

Më ëmbël se ajo askush s’mund t’më buzëqesh.

Nuk më hahet! Nuk mund të fle!

Zemrën time

Shpirtin tim, s’e kam afër

As kurrë s’do ta kem.

Vetëm dora e saj mund t’më ushqej

T’më vë në gjumë duke më përkëdhelë.

Vetëm ajo mund t’ma shëroj plagën e madhe që m’u hap atë natë.

Por atë nuk e kam më pranë.

Në vend timin do luaj me engjujt në qiell.

Thanë se atë e vrau…..

Pse?

Pse?

Pse?

Shkruan: Selim TAHIRI

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply