Shumë njerëz preferojnë të presin derisa janë në kushte familjare për të bërë jashtëqitjen.Por të shtysh jashtëqitjen e trashë është më e rrezikshme nga sa mendoni.
Në fakt, disa ekspertë paralajmërojnë se mbajtja e jashtëqitjes së trashë për një kohë të gjatë mund të sjellë edhe vdekjen.
Në rastin më të keq, një masë e palëvizshme fekalesh mund të formohet në zorrën e trashë, duke rezultuar në kapsllëk kronik.
Nëse nuk trajtohet, ky kapsllëk mund të kërkojë operim, madje mund t’ju vrasë.
Doktoresha Amy Shira Teitel shpjegon për Discovery: “Mund të jeni në një avion dhe zgjidhni ta mbani, në vend që të shkoni në banjë. Por të mbash nevojën është shumë e rrezikshme, për shkak se mund të grumbullohet në zorrë.
Ndërsa thahet, mund të bllokojë sistemin tuaj duke bërë që të përfundoni me kapsllëk kronik”.
“Ta mbash është gjë e keqe, pasi këto janë mbetje dhe toksina, që vazhdojnë të qëndrojnë në trupin tuaj”.















































